Interes i shtuar për vaksinën kundër gripit në Shkodër/ 8500 qytetarë të vaksinuar deri tani…

Shpërndaje

Në Shkodër, interesimi për vaksinën kundër gripit sezonal është rritur ndjeshëm këtë vit. Brenda gjashtë javëve nga nisja e fushatës, janë aplikuar mbi 8 500 doza nga 14 000 që janë planifikuar për bashkitë Shkodër dhe Vau i Dejës.

Sipas Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor, ritmi i vaksinimeve është më i lartë se një vit më parë, kryesisht për shkak të qarkullimit të shtuar të virozave dhe kujdesit më të madh të grupeve të rrezikuara.

Përveç personelit shëndetësor, ku rreth 90% janë tashmë të vaksinuar, pjesa më e madhe e kërkesave vjen nga qytetarët mbi 60 vjeç dhe pacientët me sëmundje kronike. Për ata që nuk mund të paraqiten në qendrat shëndetësore, ekipet mjekësore po ofrojnë vaksinimin në banesë.

Një risi e këtij viti është mundësia e prenotimit online përmes portalit e-Albania, që lejon qytetarët të zgjedhin datën dhe orarin e vaksinimit. Vitin e kaluar, mbi 10 000 shkodranë morën vaksinën kundër gripit sezonal.

Shpërndaje