
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në kryqëzimin e Jeranit, në zonën Aliaj-Bajzë. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, duke dalë jashtë rrugës si pasojë e goditjes.
Policia dhe ambulanca kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes për të ofruar ndihmën e nevojshme. Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Shkodrës për trajtim mjekësor.
Shkaqet e aksidentit janë në proces hetimi nga autoritetet përkatëse.




