Ndërron jetë Fatos Nano…

Shpërndaje

Pas 24 ditësh qëndrimi në spital, ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeçare Fatos Nano, ish-kryeministër dhe një nga figurat historike të Partisë Socialiste.

Rreth një muaj e gjysmë më parë ai kishte festuar ditëlindjen e 73-të, ndërsa që prej 8 tetorit ndodhej në një spital privat në Tiranë, për shkak të problemeve kronike me frymëmarrjen.

Gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua gradualisht, derisa pësoi arrest kardiak dhe më pas vdekje klinike të trurit, duke i dhënë fund një jete të gjatë në politikën shqiptare.

Shpërndaje