
Ndryshime dhe transferime janë raportuar në disa komisariate policie me vendim të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Sipas informacioneve, kreu i komisariatit të Malësisë së Madhe, Mariglen Duçi është emëruar në krye të komisariatit të Dibrës.
Nertila Meta do të jetë shefja e re e komisariatit në Librazhd. Më herët këtë detyrë e ka mbajtur Elton Halili, i cili është tranferuar në komisariatin e Bulqizës. Ndryshime janë bërë edhe në drejtimin e komisariatit nr.6 në Tiranë dhe të komisariatit të Elbasanit.
Ndryshimet sipas njoftimit të Policisë së Shtetit:
Kryekomisar Mariglen Duçi, me detyrë Shef Komisariati në Komisariatin e Policisë së Malësisë së Madhe, në DVP Shkodër, emërohet Shef Komisariati në Policinë e Dibrës.
Kryekomisare Nertila Meta, me detyrë specialiste në Sektorin kundër Dhunës në Familje dhe Mbrojtjes së të Miturve në Drejtorinë për Krimet në Volum në DPPSH, emërohet Shefe Komisariati në Policinë e Librazhdit, në DVP Elbasan.
Kryekomisar Elton Halili, me detyrë Shef Komisariati në Policinë e Librazhdit, transferohet Shef Komisariati në Policinë e Bulqizës, në DVP Dibër.
Kryekomisar Edvin Peci, me detyrë Shef Komisariati në Policinë e Bulqizës, emërohet Shef Komisariati në Komisariatin e Policisë nr. 6, në DVP Tiranë.
Kryekomisar Erdit Rrëçeku, me detyrë Shef Komisariati në Komisariatin e Policisë nr. 6, emërohet Shef Sektori për Krimet në Volum në DVP Elbasan.
Komisar Klaudio Zhupa, me detyrë Shef Seksioni për Krimet në Volum në Policinë e Kavajës, emërohet Shef Komisariati në Policinë e Malësisë së Madhe, në DVP Shkodër Kryekomisar Altin Lila, me detyrë Shef Komisariati në Policinë e Dibrës, emërohet Specialist për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda në DPPSH.




