
Informacion paraprak/Rreth orës 12:20, në fshatin Dragoç të Postribës, në anë të rrugës, është konstatuar i djegur një automjet tip “Wolkswagen”.
Dyshohet se mund të ketë lidhje me ngjarjen, ku shpërtheu një automjet në lagjen “Arra e Madhe” të Shkodres, ku si pasojë mbeti i plagosur Enea Buzuku.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.




