
Një kontroll i befasishëm u krye në burgun e Durrësit. Mëngjesin e të shtunës në këtë institutcion të ekzekutimit të vendimeve penale ku të burgosur dhe të paraburgosur janë disa politikanë e drejtues bandash kriminale shkuan dhjetra efektivë të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
Burime thanë se ata kishin informacion se brenda burgut mund të kishte lëndë narkotike, telefona apo sende të tjera të ndaluara.
Pas kontrolleve në disa qeli dhe në mjediset e përbashkëta u gjetën pesë celularë të markës iphone. Sendet e ndaluara ishin fshehur në dyert e dusheve në katin e tretë të godinës A.
Policia dyshon se ato i përkasin tre të dënuarve, Flamur Kapri, Aldo Prifti , Vladimir Ibrushi. Ndërkohë ka nisur hetimi për zbulimin e personave përgjegjës dhe mënyrën sesi sendet e ndaluar janë futur në burgun e Durrësit./




