
SPAK ka përfunduar hetimet për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, Kristian Shkreli, dhe ka depozituar në GJKKO kërkesën për kalimin e dosjes në gjykim.
Kjo kërkesë do të shqyrtohet nga gjyqtarja Flora Hajredinaj.
Shkreli ishte paraqitur më 3 tetor në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, ku iu komunikuan akuzat që lidhen me korrupsionin zgjedhor.
Sipas burimeve hetimore, gjatë procesit u sekuestruan telefonat e tij dhe të disa personave të tjerë të lidhur me hetimin, pasi dyshohet se kanë qenë të përfshirë në veprime të paligjshme për blerjen e votave në qarkun e Shkodrës.




