
Policia e Shkodrës ka referuar në Prokurori materialet hetimore për një rast të dyshuar abuzimi seksual.
Një 26-vjeçare, shtetase izraelite, ka kallëzuar se më datë 09.10.2025 është abuzuar seksualisht në një hotel në fshatin Theth. Si i dyshuar për ngjarjen është një shtetas 54-vjeçar, po nga Izraeli, me inicialet L. C..
Rasti është në hetim nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.




