Trishtim në OSHEE Shkodër/ Ndërron jetë në moshë të re Arjan Kraja, heroi i Velipojës…

Shpërndaje

Trishtim dhe dhimbje në radhët e OSHEE Shkodër, pas lajmit të hidhur për ndarjen nga jeta të punonjësit të përkushtuar Arjan Kraja, në një moshë të re.

Lajmi është bërë i ditur nga drejtori i OSHEE Shkodër, Armand Zhuka, i cili në një reagim publik shprehu ngushëllimet më të sinqerta në emër të gjithë stafit, duke e kujtuar të ndjerin për përkushtimin, profesionalizmin dhe mirësinë që e karakterizonte:

“Me trishtim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të kolegut dhe mikut tonë të dashur, Arjan Kraja. Ai do të kujtohet gjithmonë për përkushtimin në punë, profesionalizmin dhe mirësinë që e karakterizonte.
Në këto momente të vështira, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të afërmve të tij.
U prehtë në paqe.” – shkruan Zhuka.

Arjan Kraja ishte në koma prej tre muajsh, pasi kishte hyrë në det në plazhin e Velipojës për të shpëtuar dy fëmijë që po rrezikonin të mbyteshin. Ai arriti të shpëtonte jetët e tyre, por vetë përfundoi në gjendje të rëndë shëndetësore, duke mos arritur të rikuperohej.

Ngjarja ka tronditur kolegët, miqtë dhe komunitetin në Shkodër. Të gjithë e kujtojnë Arjanin si një njeri të qetë, të përkushtuar dhe gjithmonë të gatshëm për të ndihmuar të tjerët.

🕊 Ngushëllime të sinqerta familjes Kraja. Kujtimi i tij do të mbetet i paharruar.

Shpërndaje