Lirohet nga burgu Altin Kodra, vuajti denimin për vrasjen e biznesmenit shkodran…

Shpërndaje

Altin Kodra ka dalë sot nga burgu i Peqinit, pasi ka përfunduar plotësisht dënimin e tij. Ai ka qenë i vendosur në regjimin e posaçëm “41-bis”.

Kodra ishte dënuar nga Gjykata e Shkodrës me 22 vite heqje lirie, për vrasjen e një biznesmeni në Shkodër në vitin 2006. Gjatë qëndrimit në burg, ai ka marrë edhe disa dënime të tjera. Gjykata e Krujës e ka shpallur fajtor për “largim nga vendi i qëndrimit”, ndërsa në dy raste të tjera është dënuar për “futje ose mbajtje të sendeve të ndaluara në institucionin e vuajtjes së dënimit”.

Shpërndaje