
Me dhimbje të thellë dhe tronditje të madhe është pritur lajmi tragjik për humbjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, një figure e nderuar e drejtësisë shqiptare dhe bir i denjë i Shkodrës. Në këto momente të vështira, Kryebashkiaku i Shkodres Benet Beci shpreh respektin dhe mirënjohjen për kontributin e tij të çmuar në sistemin gjyqësor dhe bashkohet me dhimbjen e familjarëve, kolegëve dhe gjithë komunitetit.
Postimi i plotë:
I tronditur nga lajmi i ndarjes tragjike nga jeta të gjyqtarit Astrit Kalaja ,bir i Shkodrës dhe profesionist i përkushtuar, me një karrierë të gjatë në sistemin gjyqësor shqiptar.
I diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë në vitin 1993, ai e nisi rrugëtimin e tij si gjyqtar në qytetin e lindjes, për të vijuar më pas si anëtar i Gjykatës së Apelit dhe i Kolegjit Zgjedhor.
Në çdo detyrë që mbajti, u veçua për integritetin, përkushtimin dhe seriozitetin me të cilin i shërbeu drejtësisë.
Ngushëllime të sinqerta familjes, kolegëve dhe miqve të tij.




