SPAK merr të pandehur kryebashkiakun e Kolonjës, Erion Isai..

Shpërndaje

Kryetari i Bashkisë Kolonjë, Erion Isai, është vënë nën akuzë nga SPAK, pasi dyshohet për shkelje të ligjit në proceset e tenderimit dhe ankandeve publike. Hetimet e zhvilluara kanë zbuluar elementë që lidhen me shpërdorim detyre, korrupsion pasiv e aktiv, fshehje të pasurisë, si edhe shkelje të parimeve të konkurrencës së barabartë mes pjesëmarrësve.

Sipas të dhënave, një pjesë e tenderëve të shpallur nga Bashkia Kolonjë kanë rezultuar të paracaktuar, ndërsa ndarja e tyre ka ngritur dyshime për favorizime. Për më tepër, punimet e kryera nuk janë realizuar as sipas projekteve të miratuara, as me cilësinë e kërkuar.

Një prej rasteve më problematike është rikonstruksioni i digës së Rezervuarit të Gjonçit dhe ndërtimi i pritave malore në disa fshatra të Kolonjës gjatë vitit 2023, ku dyshohet se punimet janë zhvilluar në kundërshtim me standardet e parashikuara, duke rrezikuar cilësinë e investimeve publike.

Shpërndaje