Shkodër/ Ra në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën 47-vjeçari…

Shpërndaje

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në lagjen “Guerile” të qytetit të Shkodrës, ku është gjetur pa shenja jete në oborrin e banesës së tij, shtetasi P. L., 47 vjeç.

Sipas policisë, dyshohet se gjatë punimeve që po kryente në oborr, ai ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën.

Materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprime të mëtejshme.

Shpërndaje