
Pak minuta më parë një helikopter u ul në “Loro Boriçi”, pas një ngjarjeje tragjike në Theth.
Një 49-vjeçar nga Tirana ka humbur jetën gjatë shtegut për tek Syri i Kaltër, ku dyshohet se ka pësuar atak kardiak. Ai ishte duke vrapuar kur ndodhi ngjarja fatale.
Trupi i pajetë u transportua me helikopterin e Ministrisë së Shëndetësisë.




