Shkodër: Arrestohet efektivi i FNSh dhe vëllai i tij për kanosje ndaj policit…

Shpërndaje

Policia e Shkodrës ka arrestuar dy vëllezër, njëri prej tyre punonjës i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, pasi dyshohet se kanë kanosur një efektiv të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në momentin që ai ishte në shërbim. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në sheshin “Balshaj”, ku oficerët e Policisë Gjyqësore ndërhynë dhe vunë në pranga shtetasit A. K., 28 vjeç dhe A. K., 31 vjeç, të dy banues në Shkodër.

Të arrestuarit akuzohen për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme ligjore.

Shpërndaje