
Policia ka sqaruar ngjarjen e raportuar më herët si kërcënim ndaj efektivëve të Forcave “Shqiponja”.
Burime zyrtare bëjnë me dije se bëhet fjalë për një debat mes dy punonjësve të policisë së Shkodrës, ku njëri ishte në shërbim dhe tjetri jashtë detyre. Sherri ka ndodhur për arsye personale dhe nuk ka lidhje me kërcënim në ushtrimin e detyrës.
Të dy efektivët janë shoqëruar në DVP Shkodër për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.



