Prindërit e nxënëses së shkollës “Cinderella” Amber Peat, 13 vjeç, e cila u gjet e varur pasi i tregoi mësueses së saj që qenin e familjes e trajtonin më mirë sesa atë, nuk do të përballen me asnjë veprim të mëtejshëm pas një shqyrtimi nga Prokuroria.
Një drejtues në seancën dëgjimore në shkurt konkludoi se agjensitë kishin humbur 11 mundësi që mund të kishin penguar vdekjen e 13 vjeçares, ndërsa një shqyrtim i çështjes në Mars zbuloi se vdekja e saj “nuk mund të parashikohej”.
Ajo i kishte thënë mësueses së saj se qeni i familjes së saj trajtohej më mirë sesa ajo.
Sot, CPS tha që kishte ‘prova të pamjaftueshme’ për të çuar ndjekje penale për rastin.
Trupi i Amber u gjet tre ditë pasi ajo u zhduk nga shtëpia pas një grindje me nënën e saj mbi punët e shtëpisë.
Amber u kishte thënë mësueseve se ajo duhej të pastronte dyshemenë deri në orën 1.30 të natës dhe se njerku i saj e kishte detyruar atë të vishte një veshje “qesharake” në shkollë.
Pavarësisht se Amber ishte larguar nga shtëpia shumë herë mamaja e saj ka njoftuar policinë për të raportuar zhdukjen e Amber gati tetë orë më vonë, të nesërmen.
Ajo pranoi se duhet ta kishte njoftuar policinë mbi zhdukjen e saj më shpejt.
Pas shqyrtimit të kujdesshëm të të gjitha provave në dispozicion, u konstatua se nuk ka prova të mjaftueshme për t’i ndjekur penalisht për vdekjen e 13 vjeçares.
Të afërmit e Amber janë njoftuar në lidhje me vendimin.
13-vjeçarja u gjet e varur tre ditë pasi ajo u zhduk kur iu tha të pastronte çdo tenxhere dhe tigan në shtëpi.
Muaj më parë, ajo kishte shtrënguar një kravatë rreth qafës dhe kishte thënë: E urrej jetën time. Unë dua të vras veten dhe ka pasur shembuj të tjerë të vetë-dëmtimit por prindërit e saj i kanë përcaktuar këto veprime si kërkues të vëmendjes.