Del Akti Normativ që rregullon shtyrjen e qirave me dy muaj, gjoba sa 5 –fishi i qirasë mujore

Shpërndaje

Është botuar sot në Fletoren Zyrtare Akti Normativ që rregullon shtyrjen e pagesës së qirave për ata që nuk kanë mundësi, që u paralajmërua më herët gjatë ditës së sotme.

Akti normative parashikon:

Neni 1

Pas pikës  19,  të nenit  3, të  aktit  normativ  nr.3, datë   15.3.2020,   të   Këshillit   të   Ministrave, të ndryshuar, shtohet pika 20, me këtë përmbajtje:

“20. Të gjithë qiramarrësit individë, të cilët kanë kontratë qiraje për banesë apo çdo dokument tjetër që vërteton marrëdhënien kontraktore qiradhënës–qiramarrës, përpara shpalljes së gjendjes së epidemisë, që kanë kontratë pune por e kanë pezulluar/zgjidhur atë si  pasojë e  gjendjes  së shkaktuar  nga COVID–19, nuk  do  ta paguajnë detyrimin e qirasë për dymuaj, prill dhe maj 2020.

Tëgjithëqiramarrësit  studentë,tëcilët kanëkontratëqiraje për banesëapo çdo dokument tjetër qëvërteton marrëdhënien kontraktore qiradhënës–qiramarrës, përpara    shpalljes    sëgjendjes    sëepidemisë,  nuk  do  ta  paguajnë  detyrimine  qirasë për dy muaj, prill dhe maj 2020.

Tëgjithëqiramarrësit persona fizikë/juridikëme tëardhura  deri  në14 000  000  (katërmbëdhjetë milionë)lekënëvit, tëcilët kanëkontratënoteriale qiraje  përzhvillimin  e  aktivitetit  tëtyreekonomik, tënënshkruar përpara   shpalljes   sëgjendjes   sëepidemisë, dhe e kanëndaluar aktivitetin si pasojëe gjendjes  sëshkaktuar  nga COVID–19,  nuk  do  ta paguajnë  detyrimin  e  qirasë për  dy  muaj,  prill  dhe maj 2020.Detyrimi i prapambetur ikëtyre dymuajve do të paguhet  nga  qiramarrësi,  në  mënyrë  proporcionale dhe  të  dakordësuar  me  qiradhënësin,pas  muaji maj2020.

Për ato kontrata që përfundojnë përpara afatit  31  maj2020, detyrimi  iprapambeturdo  të paguhetnga  qiramarrësi  brenda  tre  muajve  pas datës 31 maj2020.

Tëgjithëqiramarrësit e përcaktuar nëkëtëpikë, të  cilët  kanë  ankesë  për  qiradhënësin  si  pasojë  e moszbatimit  të  detyrimeve  të  mësipërme,  do  t’i drejtohen  Drejtorisë  së  Përgjithshmetë  Tatimeve nëpërmjet komunikimit elektronik.Qiradhënësit,  të  cilëtnuk e zbatojnë  këtë  pikë,dënohen  me gjobë  në  masën e  pesëfishittë  qirasë mujore përkatëse.Ngarkohet Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për ndjekjen dhe zbatimin e parashikimevetë kësaj pikedhe nxjerrjen e udhëzimeve përkatëse.”

Shpërndaje