Euro bie ndjeshëm dhe gjatë ditës së sotme, kursi drejt normalizimit

Shpërndaje

Monedha  e përbashkët ka vijuar tendencën e fortë rënëse edhe gjatë ditës së sotme. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 127.68 lekë, me një rënie prej 0.83 lekë në rapprt me ditën e mëparshme. Në tre ditët e fundit euro është nënçmuar me 3.38 lekë.

Kjo rënie erdhi pas mbiçmimit të fortë që shënoi euro dhe gjithë valutat e tjera që prej 12 marsit, kur filloi dhe pezullimi i lëvizjeve dhe aktiviteve ekonomike

Shpërndaje