Ndërron jetë ikona e kinematografisë shqiptare Margarita Xhepa…

Shpërndaje

Ikona e kinematografisë shqiptare, Margarita Xhepa, është ndarë nga jeta në moshën 93-vjeçare. Vetëm një ditë më parë, më 2 prill, ajo kishte festuar ditëlindjen e saj.

E lindur në vitin 1932 në Lushnjë, Xhepa ishte një nga aktoret më të dashura dhe të vlerësuara të skenës dhe ekranit shqiptar. Karrierën e saj e nisi në vitet ’50 në Teatrin Kombëtar, ku u shqua për interpretimet e saj të fuqishme në role dramatike. Më vonë, ajo spikati edhe në kinematografi, duke dhënë jetë personazheve ikonike në filma si Toka jonë, Lulekuqet mbi mure dhe Gjeneral Gramafoni.

Gjatë karrierës së saj, Margarita Xhepa u nderua me tituj të shumtë, përfshirë “Artiste e Popullit”, si një vlerësim për kontributin e saj të jashtëzakonshëm në artin shqiptar. Largimi i saj lë një boshllëk të madh në kulturën dhe artin e vendit.

Shpërndaje