Hamasi do të shtyjë lirimin e pengjeve për shkak të “shkeljeve” të marrëveshjes së armëpushimit nga Izraeli…

Shpërndaje

Krahu ushtarak i grupit palestinez Hamas, Brigadat Al-Qassam, kanë njoftuar shtyrjen e lirimit të planifikuar të pengjeve izraelite të caktuar për të shtunën deri në një njoftim tjetër, duke përmendur “shkeljet” e Izraelit të marrëveshjes së armëpushimit të Gazës.

“Gjatë tre javëve të fundit, lidershipi i rezistencës ka monitoruar shkeljet e armikut (izraelit) dhe dështimin e tij për t’iu përmbajtur kushteve të marrëveshjes, duke përfshirë vonimin e kthimit të njerëzve të zhvendosur në veri të Gazës, duke i shënjestruar ata me granatime dhe të shtëna me armë nëpër zona të ndryshme të Rripit të Gazës, dhe duke parandaluar hyrjen e ndihmave humanitare në të gjitha format e saj, ndërkohë që rezistenca respektoi plotësisht angazhimet e saj”, tha zëdhënësi Ebu Obaida në rrjetin Telegram.

“Rrjedhimisht, lirimi i të burgosurve sionistë (izraelitë), i cili ishte planifikuar për të shtunën e ardhshme, do të shtyhet deri në njoftimin e mëtejshëm, në pritje të pajtueshmërisë së plotë të okupimit me marrëveshjen”, shtoi ai.

Zëdhënësi i Brigadave Al-Qassam gjithashtu theksoi se grupi mbetet i përkushtuar ndaj marrëveshjes “për aq kohë sa” Izraeli u “bindet kushteve të tij”.

Shpërndaje