Burime për RealitetiPost bëjnë me dije se Eliona Shkreli është emëruar si kryetare e Partisë Demokratike për qarkun Shkodër. Prezantimi i saj pritet të bëhet pasditen e sotme, ku do të zyrtarizohet angazhimi i saj në këtë detyrë të re.
Shkreli, e cila njëkohësisht është anëtare e Këshillit Bashkiak të Shkodrës, është e njohur për aktivizmin e saj të vazhdueshëm në denoncimin e problematikave të qytetit. Ajo ka qenë mjaft aktive në rrjetet sociale, duke ngritur shqetësime dhe duke adresuar çështje që prekin përditshmërinë e qytetarëve.
Ky emërim shihet si një hap i rëndësishëm për përforcimin e strukturave të Partisë Demokratike në rajon, duke pritur që Shkreli të sjellë një qasje më të re dhe të angazhuar në drejtimin e partisë./RealitetiPost/