Oficerët e sigurisë në shkolla/ Kadija: Kemi 9 të tillë, në pritje edhe për 1 oficer tjetër…

Shpërndaje

Nga 203 oficerë sigurie që janë trajnuar për të qënë në shkolla në vendin tonë, 9 prej tyre janë në Shkodër.

 Drejtorja e Zyrës Vendore Arsimore Shkodër, Brisela Kadija, tregon se këtë fillim vit edhe një tjetër shkollë do të pajiset me oficer sigurie duke plotësuar 10 shkollat e para që ofrojnë më shumë siguri.

Sinkr..BRISELA KADIJA..Drejtore ZVA Shkodër

Qëllimi i kësaj iniciative të përbashkët mes Ministrisë dhe institucioneve të tjera arsimore është garantimi i një mjedisi të nxëni të sigurt për nxënësit, stafin dhe komunitetin e shkollës.

Përfshirja e oficerit të sigurisë në shkollë synon rritjen e sigurisë përmes mbështetjes dhe ndërveprimit.

Edhe në Shkodër pritet të ketë më shumë shkolla me oficer sigurie.

Shpërndaje