Kreu i demokratëve, Sali Berisha nga “Pallati me Shigjeta” ka lajmëruar që po largohet nga protesta për të parë Agron Gjekmarkajn që ndodhet në spital.
Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se dhuna e ushtruar ndaj qytetarëve është planifikuar nga Edi Rama.
Opozita siç duket nuk ka të ndalur dhe këtë e lajmëroi vetë Sali Berisha i cili tha se protestat do të vijojnë deri në fitore.
“Në një ditë shumë të veçantë morëm Tiranën nga duart e tyre. Dënoj me forcën më të madhe dhunën e përdorur nga narkobanditë me uniformë të urdhëruar nga Edi Rama ndaj Gjekmarkajt. I them Ramës dhe Ervinit me 3 mbiemra që do u gjuajmë kudo që u shohim me vezë e domate në çdo rast.
Sapo t’ua shohim makinat ose ato vetë ndaj tyre domate dhe vezë, do marrin përgjigjen që meritojnë. Të godasësh me plan Gjekmarkajn dhe Bardhin, këtë të fundit e urren se po ja fut vëllain Ramës në burg. Sot u treguam të pamposhtur, zoti është me ne dhe ky shi ishte dhuratë për ne. E kaluam me sukses. Përgatitemi për vitin që vjen. Ne nuk ndalemi deri në fundin e kësaj qeverie krimi. E vazhdojmë betejën deri në fitore, s’ka të pamundur që e kthejmë në mundësi. Përgatituni për nesër, për betejën tjetër. Do ik të shoh në spital Gjekmarkajn, është lënduar rëndë.”