Votimi i buxhetit 2025, reagon në Facebook kryebashkiaku Benet Beci…

Shpërndaje

Statusi i kryebashkiakut Benet Beci në rrjetin social Facebook:

Sot, në mbledhjen e Këshillit Bashkiak bëra një prezantim shumë konkret të investimeve të përfunduara me sukses, në proces dhe të planfikuara të fillojnë në 2025. Janë projekte që përmirësojnë shërbimet publike dhe jetën e cdo banori në lagjet qendrore e periferike të qytetit dhe fshatrat e bashkisë Shkodër nga Velipoja në Dukagjin.

Aktualisht me një mbështetje të fortë nga Qeveria Shqiptare por dhe donatorët ndërkombëtarë , janë në proces rreth 45 milion Euro investime në territorin e bashkise sonë në rrugë, shërbime publike, parqe, kanalizime, kanale kulluese e vaditëse, trotuare e rrugë bicikletash, shkollash, terrenesh sportive, muzeve e godinave kulturore, rikualfikimit të lagjeve e termoizolimit të pallatave, tregjeve, parkimeve e ndricimit publik.

Mirënjohës çdo këshilltari që ka zgjedhur t’i shërbejë Shkodrës me votën pro buxhetit të vitit 2025-së. Do të na lejojë të shumëfishojmë kantieret e punëve gjatë vitit tjetër. Ndjej keqardhje për skenat e pazakonta të disa prej këshilltarve të opozitës të cilët pamundësuan mbajtjen e nje debati normal e demokratik rreth dokumentit më të rëndësishëm të bashkisë , buxhetit. Jam besim plotë se për të mirën e Shkodrës do të mundemi të rigjejmë forcën për bashkëpunim përtej retorikave e ndasive politike.

Për ne, I rëndësishëm është forcimi I besimit të qytetarëve tek bashkia Shkodër, mbështetja ndaj vizionit tonë të rikthimit të Shkdorës si qendër rajonale dhe të bërjes realitet hap pas hapi cdo ditë me vullnet, këmbëngulje e dëshire të cdo projekti që na con drejt një Shkodre më të mire e të begatë për cdo qytetar kudo që ai jeton në territorin tonë. Na u priftë e mbara!

Shpërndaje