Gara ndërkombëtare për ndërtimin e segmentit rrugor Milot – Balldren, pjesë e Korridorit Blu do të hapet së shpejti.
Teksa prezantoi buxhetin për vitin 2025 ministrja e Infrastrukutrës dhe Energjisë Belinda Balluku bëri me dije ecurinë e këtij projekti, pas hapjes së një prej akseve të tij që është autostrada Thumanë – Kashar.
Korridori blu dhe korridori 8 janë 2 projektet rrugore kryesore, sipas Ballukut, duke theksuar se buxheti 2025 planifikon fonde edhe për bypass-in e Elbasanit dhe Tiranës.
Ministrja foli edhe për hekurudhat, duke dhënë detaje mbi lidhjen me hekurdhë të portit të ri të Durrësit.
Sa i takon ujësjellës – kanalizime, ministrja tha se reforma e ndërmarrë në sektor po refektohet në shëndoshjen financiare të shoqërive rajonale.