Ministri Ervin Hoxha shkarkon nga detyra drejtorin e Gjendjes Civile, Vangjush Stavro…

Shpërndaje

Me firmën e ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha, është shkarkuar drejtori i përgjithshëm i Gjendjes Civile, Vangjush Stavro.

Vangjush Stavro, e ka mbajtur këtë detyrë prej më shumë se 3 vite.

Stavro u emërua në krye të Gjendjes Civile në pranverë të vitit 2021. Nuk dihet ende se kush do ta zëvendësojë, por sidoqoftë ky institucion mbetet me një rëndësi të posaçme sidomos kur kemi para vitin elektoral.

Shpërndaje