Meta përjashton Braimllarin nga PL, del si këshilltar i pavarur në Këshillin Bashkiak të Tiranës…

Shpërndaje

Endrit Braimllari është larguar nga posti kryetar i grupit të këshilltarëve të PL, në këshillin bashkiak Tiranë.

Lajmi është bërë me dije përmes një letre, ku Braimllari thotë se tashmë do të jetë këshilltar i pavarur.

Letra e plotë:

Në mbledhjen e Komitetit drejtues kombëtar të PL, e mbajtur në 1 tetor 2024 është marr vendimi për përjashtimin tim nga kjo strukturë politike.  

Në kushtet e përjashtimit nga PL, kërkojë që të zbatoni vendimin për largimin si kryetar i grupit të këshilltarëve të PL në këshillin bashkiak Tiranë.

Nga ky moment do të jem këshilltar i pavarur në mnrojtje të interesit qytetarë, për të krijuar shance dhe mundësi për qytetarët e Tiranës. 

Shpërndaje