E ngarkuara me Punë e SHBA vizitë në Kalanë e Shkodrës, njihet me historinë e qytetit…

Shpërndaje

E ngarkuara me Punë në Ambasadën amerikane në Shqipëri Nancy VanHorn zhvilloi sot një vizitë në Kalanë e Shkodrës, e njohur ndryshe si “Kalaja e Rozafës”.

Siç bën me dije Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore në Shkodër, diplomatja amerikane u njoh nga afër me historinë e qytetit të Shkodrës përmes një vizite me guidë në hapësirën e Parkut Arkeologjik.

“Ishte kënaqësi e veçantë të prisnim në Kalanë e Shkodrës, Të ngarkuarën me Punë, Nancy VanHorn, ku i prezantuam nga afër historinë e qytetit të Shkodrës përmes një vizite të guiduar në hapësirën e Parkut Arkeologjik, si dhe e njohëm me programet e DRTK Shkodër, pasuritë kulturore dhe trashëgiminë e pasur të qytetit”, – thuhet një njoftimin e DRTK Shkodër të shpërndarë në rrjetet sociale.

Gjatë vizitës është diskutuar gjithashtu edhe për mundësitë e bashkëpunimeve në të ardhmen, të cilat do të kontribuojnë në ruajtjen dhe promovimin e vlerave tona kulturore.

Shpërndaje