Kalaja e Shkodres rekord të ri – Rreth 128 mijë vizitorë nga e gjithë bota e kanë vizituar deri tani këtë sit…

Shpërndaje

Ky vit regjistroi një numër rekord turistësh në vendin tonë.

Shkodra ishte një nga qytetet më të vizituara të vendit.Sa i përket aseteve turistike të qytetit që shënuan numër të lartë vizitorësh, padyshim kalaja “Rozafa” mban vendin e parë.

Rreth 128 mijë vizitorë u regjistrua në objektin e lashtë Arkeologjik. Edhe këtë të shtunë “Rozafa”, priti turistë të shumtë.

Ky është një tregues i mirë, që ky sit mbetet një nga parqet arkeologjike më të vizituara në të gjithë Shqipërinë, por edhe një sfidë për mbrojtjen e vlerave të trashëgimisë. Pozicioni gjeografik i Kalasë Rozafa i ka dhënë asaj gjatë shekujve një vlerë të rëndësishme strategjike.

Shpërndaje