Euro ka rënë sot nën kufirin prej 99 lekësh në raport me lekun duke rikonfirmuar kështu trendin rënës të monedhës europiane në tregun vendas.
Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, një euro është këmbyer sot me mesatarisht 98.91 lekë duke shënuar nivelin minimal historik.
Edhe pse me ritme të ngadalta, euro po zhvlerësohet në mënyrë konstante ndaj lekut gjatë muajve të fundit, ndërkohë që ka disa ditë që ka rënë nën kufirin 100 lekë.
Ndërkohë, dollari amerikan është forcuar disi sot në raport me lekun duke u këmbyer me mesatarisht 88.71 lekë, ndërsa paundi britanik u këmbye me 118.51 lekë.