I dashuruar me klasikët/ Vildani ka një pasion të veçantë për letërsinë dhe krijimtarinë…

Share your love

Vildani është një nga të rinjtë shkodranë që studion dhe punon njëkohësisht.

 Pasioni për letërsinë, dhe krijimtarinë i ka “diktuar” atij një pjesë të kohës së lirë.

Ai ka të nisur të shkruajë poezitë dhe esetë e para që herët.

Muzën e frymëzimit Vildani e gjen kudo në Shkodrën e tij.

Vildani ka zgjedhur të studiojë për Administrim-Biznes, por si një pasionant i letërsisë, një pjesë të mirë të kohës ia dedikon klasikëve të saj.

Vildani ka marrë pjesë në disa veprimtari dhe konkurse letrare,  ku edhe është vlerësuar me çmime herë pas here.

Share your love