Artizanati i bashkoi 50 vite më parë. Çifti Karini: Si u njohëm në ish- Artistiken e Shkodrës…

Shpërndaje

Ky është çifti i bashkëshortëve Zija dhe Bardha Karini. 50 vite më parë u njohën në ish-ndërmarrjen Artistike në Shkodër, shumë e njohur për prodhimin e mobiljeve shtëpiake, por edhe objekteve të tjera në dru.

Artizania ndan detaje nga jeta bashkëshortore me Zijanë.

Zijaja punonte në ish- Artistike deri 1994, kur ndërmarrja u mbyll. Pas shumë vitesh përvoje pune, ai vendosë të vazhdojë traditën e familjes duke krijuar një linjë private të punimeve të drurit, me një përkushtim të madh që vijon edhe sot.

Familja Karini,  që në vitet 1920, zotëronte një ndërmarrje me aktivitet zdrukthari me 40 punëtorë në mes të cilëve edhe 4 mjeshtra italianë, që ishte krijuar nga Xhemal Karini.

 Sot artizani Zija Karini feston 70 vjetorin e aktivitetit si artizan, duke qenë kështu i fundit i dinastisë, pasi ka arritur edhe përsosmërinë në punimin e drurit. 

Shpërndaje