Rama: Sezonin e ardhshëm nuk do jepen leje për restorante dhe beach bare, hotelet do kenë shezlongë aq sa kapaciteti…

Shpërndaje

Vitin e ardhshëm nuk do të ketë më plazhe private. Kështu ka deklaruar kryeministri Edi Rama, në podcastin e tij “Flasim”.

Teksa foli për masat që do të merren për sezonin e ardhshëm veror, Rama tha se përveç hoteleve, nuk mund të jepen më leje plazhesh për beach baret apo për resotantet. Ai shtoi më tej se edhe hotelet, do të marrin aq shezlonge sa kapacitet kanë në hotelet e tyre.

Përveçse se ata kanë hotele nuk mund të jepen më leje plazhesh për të ardhur një individ, një person juridik apo fizik, për të thënë dua këtë plazhin këtu do të vë beach bar e do të vë shezlonge. Mund të vësh beach bar por nuk ke shezlone. Mund të kesh restorant por nuk ke shezlong. Plazhi duhet shijuar në mënyrën më të mirë të mundshme. Dhe shijimi i plazhit mes atyre krevateve të ngjitur me njëri tjetrin është e pamundur. Nuk mund të kesh një hotel me 40 dhoma dhe të vësh 200 shezlonge e të marrësh popull aty e ti detyrosh të paguajnë. Do të vësh shezlonge për aq sa ke kapacitet! Natyrisht jo një për dhomë, dhe do të lësh distancë nga shezloni në shezlon. Nuk mund ti çosh shezlonet deri në breg, që njerëzit kur duan të kalojnë në breg ta kenë të pamundur ose të biejnë me not ose të dalin nga rruga e të mallkojnë veten që erdhën në plazh. Kështu do të krijojmë një fashë atë që kemi thënë të hapësirës publike në vijën e ujit e ti do të tërhiqesh prapa”, tha Rama.

Kryeministri po ashtu preku problematikën e mungesës së fuqisë punëtore, sidomos në hoteleri turizmit, ku tha se bizneset duhet të rishikojnë pagat.

Shpërndaje