Afati i aplikimit për pranim në Policinë e Shtetit, për 400 funksione të rolit bazë, për Patrullë të Përgjithshme është shtyrë deri më datë 5 gusht 2024.
Bëhet me dije se në numrin e kuotave për konkurrim, 50% e kuotave do të jenë për shtetaset femra, të cilat pas përfundimit me sukses të Kolegjit Profesional të Formimit Policor në Akademinë e Sigurisë, do të emërohen në strukturat e Kufirit dhe Migracionit.
Linku ku mund të aplikoni: https://asp.gov.al/https-files-fm-u-625khryhfz/
KRITERET PËR APLIKIM
Çdo shtetas që plotëson kriteret, ka të drejtë të aplikojë pranë drejtorive vendore të Policisë ku ai ka vendbanimin e përhershëm.
Aplikimet janë të hapura deri më datë 31 Korrik 2024.
- a) të jetë shtetas shqiptar;
- b) të jetë jo më shumë se 30 vjeç;
- c) të jetë me gjatësi jo më pak se 165 cm për meshkujt dhe jo më pak se 160 cm për femrat;
- d) të ketë mbaruar arsimin e mesëm;
- e) të mos jetë i përjashtuar nga Policia e Shtetit, strukturat e tjera të sigurisë kombëtare apo të jetë larguar nga shërbimi civil;
- f) të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- g) të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht për të kryer detyrën;
- h) të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
- i) të mos jetë i dënuar me vendim gjykate, të formës së prerë, për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
- j) të ketë dëshmi të aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit B;
- k) të plotësojë kriteret e besueshmërisë dhe integritetit.
DOKUMENTACIONI PËR APLIKIM
Shtetasit që shprehin dëshirën për t’u pranuar në Policinë e Shtetit, përkundrejt tarifës së aplikimit, jo më vonë se data 31.07.2024, duhet të dorëzojnë pranë strukturave të Burimeve Njerëzore në drejtoritë vendore të Policisë, formularin e aplikimit të plotësuar, së bashku me dokumentacionin e mëposhtëm:
- a) formularin e vetëdeklarimit për punësim në strukturat e Policisë;
- b) fotokopje të kartës së identitetit;
- c) diplomë të shoqëruar me listë notash që vërteton përfundimin e arsimit të mesëm (të noterizuara);
- d) fotokopje të dëshmisë së aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit “B”;
- e) certifikatë e gjendjes gjyqësore (nxirret nga struktura policore ku kryen aplikimin);
- f) certifikatë familjare (nxirret nga struktura policore ku kryen aplikimin);
- g) vërtetim nga gjykata që nuk është në gjykim për vepër penale;
- h) vërtetim nga prokuroria që nuk është në ndjekje penale;
- i) vërtetim nga struktura e posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar;
- j) mandat-pagesa e tarifës së aplikimit.
FAZAT QE KALOJNË APLIKANTËT PËR PRANIM
Për pranimin në polici, aplikantët duhet të kalojnë me sukses sipas rendit zbritës fazat:
- a) aplikimi;
- b) verifikimi dhe shqyrtimi i dokumentacionit;
- c) verifikimi i besueshmërisë dhe integritetit të aplikantëve;
- d) kontrolli shëndetësor;
- e) testimi, i cili përfshin testin me shkrim, testin fizik, intervistën me gojë dhe testin psikologjik.