Këshilli Bashkiak Shkoder, strehim emergjent për nënën me 4 fëmijë…

Shpërndaje

Tashmë nëna e cila tentoi të mbytet në Lumin Buna me 4 fëmijët e saj, do të ketë një strehë. Këshilli bashkiak I Shkodrës pas një ndërprerje disa minutash, rifilloi sërish, ku miratoi strehimin emergjent për nënën me 4 fëmijë në banesat sociale tek ish-konvikti i shkollës pyjore.

Një tjetër pikë e rendit të ditës ishte rritja e numrit të punonjësve të policisë bashkiake. Këshilli miratoi shtesën prej 15 punonjësish, duke e çuar numrin total në 54.

Shtimi i numrit të punonjësve të Emergjencave Civile nga 3 në 8, ishte një tjetër pikë e rendit të ditës e cila u miratua.Kjo eshte për shkak të riskut të lartë të qarkut Shkodër nga përmbytjet dhe zjarret masive.

Mbledhja e Këshillit Bashkiak vijoi më tej me diskutime të lira.

Shpërndaje