Shkodra pret terminalin/ Projekti për ndërtimin e terminalit ende në letër…

Shpërndaje

Projekti për ndërtimin e një terminali modern të autobusëve në Shkodër, që u premtua rreth një vit më parë ka mbetur ende në letër. Mungesa e një terminali udhëtarësh dhe vendparkimi për autobuzët bën që ato të stacionohen çdo ditë në sheshin “Nene Tereza”, pranë teatrit “Migjeni” dhe pranë pallatit të sportit.

Ndërtimi i terminalit është mëse i nevojshëm, pasi do të zgjidhë një herë e mirë situatën kaotike të transportit ndërqytetas, por do të përmirësojë edhe transportin urban në qytet.

Terminali i ri është projektuar të ndërtohet në pjesën e unazës perëndimore të qytetit, si nyje lidhëse me pjesët e tjera, por deri tani akoma nuk është bërë asnjë veprim për nisjen e zbatimit të këtij projekti.

Shpërndaje