Replike me miqte qe ma duan dhe jua dua te miren:
- A mund te ndertojme nje grup pa perkatesi politike qe te jete mirefilltazi shoqeri civile, avangard per çdo problematike te qytetit?!
- Nese ne punojme fort dhe aktivizmin ta shohim afatgjate, neser femijet tane do te kene kushtet (qe ne si kemi) per te mbrojtur kauzat e qytetit si aktiviste te mirefillte.
- Erdha ne proteste por nuk mund ta vazhdoj marshimin me disa persona qe kane ngjyrime politike.
- Aty ishim mbledhur per te kundershtuar ndertimin e kulles e jo per te vendosur çfare ngjyre do ta lyejme ate.
- E ndoqa protesten por nuk me pelqyen ata qe folen.
- Grupi organizator per kete proteste eshte aktivizuar spontanisht, nga ky shqetesim i perbashket. Qe ne krye te heres kemi vendosur qe do kemi mikrofon te hapur per kedo qe do te shprehe mendimin kunder betonizimit te Shkodres. Kemi ftuar specialiste te fushes te cilet shumica nuk kane pranuar te flasin por kane marre pjese ne marrshim.
Pjesemarres ka patur nga te gjithe kahet politike sepse eshte e drejte e gjithsecilit te shprehet ne nje menyre a ne nje tjeter. Sidomos ata qe jane votebesuar te shprehen publikisht.
- Nuk jam kunder protestes se kulles por pse nuk protestoni per rrogat, çmimet, gjobat qe u vendosen fermereve padrejtesisht pasi keto jane me jetike?!
- Personalisht kam marre pjese ne 90% te protestave qe jane organizuar ne qytet. Para pak ditesh isha ne proteste ne mbeshtetje te votes se diaspores. Para pak javesh isha ne proteste per mungesen e medikamenteve tek onkologjiku dhe nje sere problematikash ne sistemin shendetsor.
Po ti, cila eshte hera e fundit qe ke protestuar?!
P.s Ne nje Shqiperi qe po shpopullohet e po varferohet çdo dite e po rreshqet ne diktature, mendoj se te gjitha çeshtjet e ngritura jane luks te diskutohen. Protestat duhet mbeshtetur kur kauza eshte e drejte. Le te permiresohen detajet gjate rruges por duke mos e humbur ritmin.
Do jem aty ne shesh per çdo kauze qe e mendoj te drejte, pavarsisht bindjeve te mia politike apo te atyre qe e organizojne protesten.
Le te diskutojme per seksin e engjejve pasi te kemi kapitulluar nga pushteti djajte.
Amel Pervizi