Nëse mendoni se lumi i Shalës është bukuria e fundit natyrore që keni parë në Shkodër, gaboheni ! Kush është dashamirës i natyrës e di se përpos Shalës, një tjetër luginë e një lumi ka nisur të shëndrrohet prej të paktën 3 vitesh në destinacionin turistik.
Bëhet fjalë për luginën e Kirit, e cila kalon përmes dy fshtatrave Ura e Shtrenjtë dhe Prekal, zona këto që po vizitohen nga të huajt sidomos turistë nga Spanja.
“Mirmengjes! Unë jetoj në Spanjë. Njerëzit këtu janë të qeshur, të dashur e miqësor. Është hera e parë për mua që vij dhe qënka mrekulli. Është tokë shumë e bukur.
-Jam nga Madridi i Spanjë. Është hera e parë që vij në Shqipëri. Është dita e tretë sot këtu dhe do të qëndojmë për 5 ditë .Do të shëtisim Rivierën e Shqipërisë. Njerëzit janë fantastikë.
-Përshëndetje! Unë jam nga Spanja. Kemi udhëtuar gjatë. Është një vend tepër i bukur, qetësi e klimë e mire”, – shprehen turistët.
Lugina e lumit të Kirit spikat për pastërtinë, qetësinë dhe ajrin e freskët të maleve , rrëzë të cilave vendoset fshati Prekal, pak kilometra larg qytetit të Shkodrës, në drejtim të fshatit të Dukagjinit. Kjo zonë, e cila pas viteve ‘90 u braktis nga banorët e saj për shkak se të gjithë u zhvendosen në Shkodër, u gjallërua rreth vitit 2010, atëherë kur qeveria vendosi asfaltimin e rrugës.