Të hënen nis puna në merkaten e Rusit, lajmin e jep kryebashkiaku Beci…

Shpërndaje

Të nderuar banorë të Shkodrës,
Të nderuar tregtarë të merkatës së Rusit,

Ditën e hënë, 22 Korrik, nisim punimet për transformimin dhe vënien në zbatim të projektit të rikonstruksionit të merkatës në Rus.

Pas ndryshimeve dhe shtesave në projekt, tashmë ky investim i rëndësishëm do të nisë zbatimin në qytetin tonë.

Në këto kushte, ftojmë të gjithë tregtarët aktualë të bëjnë të mundur lirimin e ambienteve brenda datës 21 Korrik dhe sistemimin e tyre pranë tregut të bagëtive, po në zonën e Rusit.

Ky sistemim do të jetë i përkohshëm deri në përfundimin e punimeve. Rehabilitimi i merkatës së Rusit do të shërbejë për të përmirësuar kushtet e tregtimit sipas standardeve për shitësit dhe blerësit e produkteve, duke krijuar një ambient funksional dhe higjenik, si dhe duke siguruar mbrojtjen nga faktorët atmosferikë.

Me anë të këtij projekti do të bëhet e mundur ndërhyrja në sistemimin e sheshit, ndërtimi i mbulesës së merkatës, ndriçimi i tregut, ndërtimi i moduleve të reja për tregtarët ambulantë, përmirësimi i kushteve të tregtimit dhe ruajtja e produkteve deri në tavolinën e konsumatorit.

Shpërndaje