Duke marrë shkas nga publikimet e bëra në media mbi paraqitjen time gjatë ditës së sotme në mjediset e SPAK, më lejoni shkurtimisht të sqaroj opinionin publik se:
“Jam paraqitur në SPAK si person në dijeni mbi një çeshtje që është nën hetim, por që nuk ka asnjë lidhje të drejtëpërdrejtë me personin tim dhe as me detyrën që mbaj si kryetar i këshillit të qarkut Shkodër.
E ndjeva si detyrim që të bëj këtë sqarim të shkurtër, për të shmangur cdo keqinterpretim që mund të lind në rrethana të tilla”.