Në një kohë shumë të shpejtë që nga takimi e prezantimi i idesë së transformimit të tregut të Zdrales, në praninë e kryeministrit z.Edi Rama së bashku me arkitektët e commonsense.studio arritëm të përfundojmë projektin e detajuar për fazën e parë të ndërhyrjes nga sheshi në Parrucë-rruga “Hamz Kazazi” markata e peshkut.
Sot Fondi Shqiptar i Zhvillimit/ Albanian Development Fund me financim të qeverisë shqiptare ka shpallur garën për ndërtimin duke mundësuar që në vjeshtë të fillojmë punimet , ndërsa punojmë për detajimin e fazës së dytë të projektit në drejtim të stadiumit.
Vjeshta e këtij viti do të shënojë fillimin e punëve në shkallë të gjerë për një sërë projektesh transformuese për Shkodrën.