Artizania e qilimave/ Prej 40 vitesh punon në tezgjah qilima…

Shpërndaje

Fshati Zogaj është një nga zonat më atrakitve turistike në Shkodër, por krahas bukurive natyrore Zogaj ka edhe një traditë prej një shekulli për punimet me mjeshtëri të qilimave.

Ganimete Artuna e ka përshatatur një dhomë të shtëpisë së saj në punishte të qilimave.

Ganimetja thotë se këtë zanat e ka të trashëguar nga të parët e saj dhe kjo traditë do pasohet edhe tek brezat e rinj.

Në punishten ku punojnë edhe disa gra të fshatit  në sy të bien qilimat, torbat, sexhadet,  të gjitha të punuara me dorë

Puna në tezgjah  është i vetmi burim të ardhurash për gratë e vajzat e Zogajve , ndërkohë që burrat merren me peshkim, zanat i trashëguar brez pas brezi në këtë zonë.

Shpërndaje