Të paktën 42 palestinezë mbetën të vrarë përgjatë të shtunës në Gaza si pasojë e sulmeve të kryera nga Ushtria Izraelite. Numri i viktimave u konfirmua nga Ministria Palestineze e shëndetësisë si dhe nga agjencia e lajmeve Reuters.
Avionët luftarakë të Izraelit shënjestruan kampin e refugjatëve Al Shati duke lënë të vrarë 24 persona ndërsa 18 palestinezë të tjerë u vranë në lagjen Al Tuffah të qytetit të Gazës.
Ushtria Izraelite lëshoi një deklaratë të shkurtër duke thënë se avionët e tyre luftarakë kishin goditur dy objekte të infrastruktures ushtarake të Hamasit në qytetin e Gazës. Tel Avivi zyrtar tha se detaje të tjera mbi këtë operacion do të zbuloheshin më vonë.