Mentor Quku ishte një personalitetet e spikatura të Shkodrës. Ai njihet për kontributin e tij të shquar në kulturën kombëtare shqiptare. Në sallën e konferencave të Bibliotekës Shkencore u zhvillua takimi In Memoriam “Jeta, vepra dhe zgjedhjet e vështira të një intelektuali” për veprimtarinë studimore të Mentor Qukut.
“Ai ka punuar për brezat duke u kthyer në një shembull frymëzimi për të rinjtë”, shprehet bija e tij, Valbona.
Prej një dekade i ndarë nga jeta, Mentor Quku do të shquhej në mënyrë të veçantë për studimet e thelluara dhe trajtimin e gjerë të veprave të Mjedës.
Gjatë takimit, studiues të ndryshëm evidentuan veprimtarinë e gjatë studimore dhe pedagogjike të Mentor Qukut, por edhe aftësitë e tij drejtuese për disa kohë në Muzeun Historik të Shkodrës.