Një grua hidhet tek Ura e Bunës, duke u vetëmbytur…

Shpërndaje

Nje person eshte hedhur nga Ura e Bunes, duke i dhene fund jetes. Sipas raportimeve te para viktima eshte nje grua rreth 60 vjeçe.

Policia ne vendngjarje, ende nuk dihet identiteti i saj. Jane te paqarta rrethanat dhe shkaqet e kesaj ngjarje.

NJOFTIMI I POLICISË

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 16:25, shërbimet e Policisë kanë marrë njoftim se një shtetase është hedhur në ujërat e lumit Buna.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë.

Punonjësit e Policisë, me një varkë janë futur në lumë dhe kanë nisur kërkimet.

Shërbimet e Policisë kanë gjetur trupin e pajetë të shtetases Shefike Osja, 63 vjeçe, banuese në lagjen “Dobraç”, e cila dyshohet se është vetëhedhur nga ura e vjetër e lumit Buna.

Nga këqyrja paraprake e trupit të pajetë, nuk janë konstatuar shenja dhune, si dhe nga veprimet e para hetimore dyshohet se kjo shtetase vuante kohët e fundit, nga depresioni.

Grupi hetimor në drejtimin e prokurorit, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Shpërndaje