Pas dhunës barbare, avokati Sokol Mëngjesi futet në intubim…

Shpërndaje

Përkeqësohet shëndeti i avokatit Sokol Mëngjesi i cili u dhunua barbarisht nga 3 persona ku sipas informacioneve të para dy prej tyre janë identifikuar por akoma nuk janë arrestuar.

Sipas asaj që raporton ‘Syri.net’, avokati Sokol Mëngjesi është shtruar në intubim pas dhunës së shtruar barbarisht ndaj tij.

Mësohet se intubimi i avokatit vjen pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të tij në orët e fundit. Sokol Mëngjesi është dhe avokati mbrojtës i Berishës dhe Jamarbëll Malltezit të dy në “arrest shtëpie” për dosjen “Partizani”

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:30 të mëngjesit të sotëm. Pasi u godit me grushte e sende të forta, avokati u dërgua tek Trauma ku mësohet se ka pësuar dëmtime në kokë e pjesë të tjera të trupit.

Shpërndaje