Përmes një postimi në Facebook, kryeministri Rama shkruan se ata që janë mbyllur në shtëpi do tu kompensohen pagat në fund të muajit si pasojë e mbylljes së biznesit ku punojnë.
Rama: Ju lutem të gjithë atyre që janë në shtëpi pas mbylljes së aktivitetit ekonomik, të rrinë të qetë dhe bëjnë durim sepse të enjten do të kemi gati planin e garancisë financiare për kompensimin e pagave të munguara të çdo biznesi! Nuk do të vijë fundi i muajit pa pagën e gjithkujt ndër ju që qëndron në shtëpi si pasojë e mbylljes së biznesit ku punon! Durim ju lutem dhe besim që po punojmë papushim për të mos lënë asnjë vetëm në përballimin e pasojës financiare të mosvajtjes në punë!