Nuk ndalen sulmet në Rafah/ Vriten 21 palestinezë, dhjetëra të tjerë të plagosur! Shënjestra tendat e familjeve të zhvendosura…

Shpërndaje

Rreth 21 palestinezë janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur nga sulmet e reja izraelite në një zonë tendash në perëndim të Rafah.

Zyrtarët palestinezë shëndetësorë raportuan se sulmet shënjestruan tendat e familjeve të zhvendosura në zonën e caktuar humanitare në Mawasi në perëndim të Rafahut.

Në bilancin e bërë të paktën 12 nga të vrarët ishin gra. Ky është sulmi i dytë brenda pak kohësh, teksa më parë 16 palestinezë mbetën të vrarë.

Sipas Sky News, banorët raportuan gjithashtu për një përshkallëzim të luftimeve në qytetin në jug të Gazës.

Shpërndaje