Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
•Sektori i Policisë Rrugore
-arrestoi shtetasin G. Z., 46 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
-referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Gj. D., 60 vjeç, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur.
•Komisariati i Policisë Shkodër referoi materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen F. S., 52 vjeçe, banuese në Shkodër, pasi qeni që ajo mbante, ka sulmuar një shtetas të mitur, duke i shkaktuar dëmtime të lehta.
•Stacioni i Policisë Velipojë referoi materialet në Prokurori, ku nisën procedimet në gjendje të lirë për shtetasit A. Th., 45 vjeç dhe K. L., 32 vjeç, të dy banues në Shkodër, pasi ka bërë kallëzim shtetasi F. N., 32 vjeç, banues në Shkodër, se këta dy shtetas, për shkak të një borxhi të pashlyer nga ana e tij, i kanë marrë disa vegla pune, në tokën e tij, në Velipojë.
-Ditën e djeshme, shtetasi P. B., 70 vjeç, ka kallëzuar se i kanë vjedhur motomjetin e tij, në rrugën “Teuta”. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve, si dhe për dokumentimin e plotë të rastit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.